Borxhi publik, Meta: Ekonomia nuk duhet të lihet në duart e atyre që duan të falimentojnë Shqipërinë

Në një kohë që po mbahet seanca e për shkarkimin e tij në Gjykatën Kushtetuese, Presidenti Ilir Meta la reaguar për alarmin që kanë ngritur ekspertët e ekonomisë. Sipas tyre, Shqipëria ka arritur në nivele historike të borxhit publik në 80% të prodhimit të brendshëm bruto.

Meta ka përshëndetur reagimin e ekspertëve dhe shkruan se ekonomia nuk mund të lihet më në dorën e aventurierëve, që duan të falimentojnë Shqipërinë.

Postimi i Metës:

E përshëndes reagimin e përgjegjshëm dhe profesional të ekspertëve vendas të ekonomisë për nivelin tepër shqetësues të borxhit publik.

Duke vlerësuar situatën kritike, për të parandaluar një humnerë ekonomike e financiare, si dhe drama të mëtejshme sociale, përsëris thirrjen drejtuar Kuvendit dhe institucioneve financiare vendase dhe të huaja, për të bërë sa më parë një vlerësim real dhe transparent të borxhit publik duke përfshirë të gjitha detyrimet aktuale dhe ato të pritshme të Republikës së Shqipërisë.

Koha e gallatës me ekonomisë dhe taksat e shqiptarëve duhet të marrë fund!

Ekonomia nuk mund të lihet më në dorën e aventurierëve, që duan të falimentojnë Shqipërinë!/albeu.com


Shtuar 1.02.2022 14:49