Bomba nga Portugalia: Diskutime të avancuara Sporting-Man United për huazimin e CR7, Rolls Royce ndodhet në “Jose Alvalade”

Gati për të tronditur ujërat në merkato është Sportingu i Lisbonës , duke shpërthyer “bombën” e verës.

Televizioni portugez SPORT Tv transmetoi në reportazhin e tij ekskluziv se “luanët” janë në diskutime të avancuara me Manchester United për huazimin e Cristiano Ronaldos.  Për portugezin, rikujtojmë, është shkruar prej kohësh se dëshira e tij është të mbyllë karrierën në një moment në vendlindje dhe sigurisht në skuadrën që e ka rritur, shkruan albeu.com.

Vitin e kaluar, në fakt, para rikthimit të tij eventual në Manchester United, u njoftua se ai do të qëndronte edhe një vit në Juventus dhe më pas do të shkonte te “luanët” për dy vjet për ta ndalur futbollin aty, në moshën 39-vjeçare, skenari i vitit të kaluar, pra, mbetet për t’u parë nëse do të konfirmohet këtë vit.

Sulmuesi 37-vjeçar është në kërkim të një klubi pasi thuhet se ka informuar njerëzit në Man United për dëshirën e tij për t’u larguar nga Old Trafford, duke dashur të vazhdojë në një klub që merr pjesë në Champions League. Skuadra e Lisbonës plotëson këtë kërkesë bazë të kapitenit të kombëtares portugeze, si dhe pjesëmarrjen në kompeticionin më të mirë të klubeve, duke filluar nga faza e grupeve, dhe fitimin e kampionateve.

Ndaj SPORT TV raportoi se dy klubet janë në diskutime të avancuarapër huazimin e Ronaldos, i cili e nisi karrierën e tij profesionale te “luanët” duke luajtur për një vit deri në  vitin 2003 pasi Sir Alex Ferguson e mori te  Man United në vitin 2003.

Ky lajm i veçantë, megjithatë, është gati të shpërthejë, pasi po qarkullon një foto e Rolls Royce-it të tij të bardhë në rrjetet sociale ku Ronaldo parkoi në parkingun e stadiumit të Sportingut, “Jose Alvalade”. Megjithatë, theksohet se nga ky parkim ka edhe akses në qendrën tregtare Alvalaxia, ku është parë partnerja e tij, Georgina Rodriguez. /albeu.com/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Albeu Sport (@sportalbeu)