Bllokohen në Portin e Durrësit mbi 34 mijë cigare elektronike kontrabandë

Në Portin e Durrësit me Anijen MCS Caledonia II, nisur nga Gioia Tauro, Itali ka mbërritur një konteiner i ngarkuar me cigare elektronike.

Sipas njoftimit të bërë nga Dogana Shqiptare mësohet se në konteiner ndodheshin 34420 copë cigare elektronike të cilat do të dërgoheshin drejt Kosovës.

Nga kontrolli i ushtruar nga autoritetet Doganore Shqiptare ka rezultuar se cigaret elektronike ishin pa pullë fiskale të Republikës së Shqipërisë apo të Republikës së Kosovës.

Për këtë arsye, administrate doganore ka pezulluar procedurat e tranzitit, është bërë bllokimi i kontenierit në sheshin e kontenierëve në Portin e Durrësit dhe është kryer referimi pranë Prokurorisë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Durrës, për veprën penale “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë”, parashikuar nga nenet 172 të Kodit Penal.