Bllokohen 5 ngarkesa misri me aflatoksinë, vinin nga Serbia dhe Greqia

Këtë të martë, pesë ngarkesa misri blegtoral për kafshë, janë bllokuar pasi është konstatuar pranë tyre një nivel i lartë i aflatoksinës B1.

Sipas raportimeve, katër nga ngarkesat vijnë nga Serbia dhe një nga Greqia, dhe janë identifikuar nga drejtoritë rajonale të Shkodrës dhe Vlorës.

Të lidhura

None found

Ngarkesat do të kthehen në vendin e origjinës ose do të asgjësohen.

Sipas njoftimit të AKU, janë informuar INFOSAN dhe RASSF për të komunikuar me autoritetet serbe dhe greke.


Shtuar 17.03.2026 13:53