Biznesmeni Endri Meksi paraqitet në Prokurorinë e Posaçme (VIDEO)

Këtë të hënë, biznesmeni Endri Meksi, është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme (SPAK). Siç shihet nga pamjet, Meksi, i cili është dhe pronar i televizionit MCN, është paraqitur i vetëm në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Kujtojmë se Meksi, publikisht ka denoncuar se ka marrë kërcënime me jetë, ndërsa ka shtuar se i rrezikohet jeta.

Të lidhura

None found

Madje ai ka deklaruar se për rastin në fjalë ka bërë dhe denoncim në polici.

Nuk dihet ende se për çfarë ka shkuar Meksi në SPAK.

 


Shtuar 11.05.2026 10:11