Bilancet e fundit me Covid-19, ulet numri i rasteve të reja

MSH-ja, konform të dhënave nga ISHP-ja, njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 1.016 testime kurse janë regjistruar 25 raste me COVID-19. Në Shkup – 15, Kumanovë – 4, Prilep, Tetovë, Gostivar, Kërçovë, Berovë dhe Vinicë nga 1 rast.

Regjistrohen 408 pacientë të shëruar.

Kanë ndërruar jetë 16 pacientë. 6 nga Shkupi (61, 65, 71, 74, 76 dhe 80 vjeç), 2 nga Tetova (69 dhe 82 vjeç) dhe nga 1 pacient nga Manastiri (85), Ohri (79), Kumanova (55), Kavadari (83), Gostivari (77), Kërçova (72), Radovishi (62) dhe Dellçeva (72).

Numri I përgjithshëm I të diagnostifikuarve me COVID-19 në vendin tonë shkon në 154.051, numri I të shëruarve është 138.370 kurse I viktimave shkon në 5.109. Për momentin shënohen 10.572 raste aktive.

Në nivel vendi janë bërë gjithsejt 741.021 testime për COVID-19.


Shtuar 10.05.2021 18:39