Gazmend Bardhi: Elbasani, qendër kalimi për opiumin dhe heroinën!

“Me Taulant Ballën me vota të blera nga krimi i organizuar dhe me Edi Ramën në krye, për fat të keq Elbasani dhe Shqipëria ngelen në udhëkryq…”

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi përmes një shënimi në facebook shprehet se Shqipëria dhe Elbasani nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama ngelen në udhëkryq.

Bardhi, referuar raportit të Nismës Globale Kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar thotë se Elbasani cilësohet si qendër kyçe e shkëmbimeve lindje-perëndim të opiumit dhe heroinës.

Reagimi i plotë:

Me Taulant Ballën me vota të blera nga krimi i organizuar dhe me Edi Ramën në krye, për fat të keq Elbasani dhe Shqipëria ngelen në udhëkryq.

Elbasani, cilësohet si qendër kyçe e shkëmbimeve lindje-perendim të opiumit dhe heroinës, sipas raportit të Nismës Globale Kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar. Beteja për zgjedhjet dhe demokracinë ia vlen.

Lufta ndaj krimit dhe politikanëve të lidhur me krimin ia vlen. Beteja bëhet për qytetarët dhe për vendin.


Shtuar 10.05.2021 18:40