Ditën e sotme presidenti amerikan Joe Biden ka zhvilluar një bisedë telefonike me Mbretin Charles III.
Sipas burimeve, shefi i Shtëpisë së Bardhë i përcolli ngushëllimet e tij për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth dhe shprehu dëshirën për të ruajtur marrëdhënie të ngushta me monarkun e ri.
Lajmin e ka bërë të ditur Shtëpia e Bardhë përmes një deklarate.
“Biden shprehu gjithashtu admirimin e madh që populli amerikan ka për Mbretëreshën”, thekson deklarata. Ky ishte komunikimi i parë i presidentit amerikan me mbretin e ri të britanikëve.
Biden do të marrë pjesë në funeralin e Elizabeth të hënën në Londër. Mbretëresha “me dinjitetin dhe besnikërinë e saj, forcoi miqësinë e gjatë dhe marrëdhënien e veçantë që bashkon Shtetet e Bashkuara dhe Mbretërinë e Bashkuar”, shtohet më tej në deklaratë./albeu.com/