Biden: SHBA nuk do të lërë vakum në Lindjen e Mesme që mund të mbushet nga Rusia

Duke folur në një samit të liderëve arabë, presidenti Joe Biden tha se SHBA “nuk do të largohet” nga Lindja e Mesme ndërsa ai përpiqet të sigurojë stabilitet në një pjesë të paqëndrueshme të botës dhe të rrisë rrjedhën globale të naftës për të frenuar çmimet e larta të gazit.

“Ne nuk do të largohemi dhe nuk do të lëmë një vakum që do të mbushet nga Kina, Rusia apo Irani,” tha ai.

“Ne do të kërkojmë të ndërtojmë këtë moment me lidership aktiv, parimor, amerikan.”

Vërejtjet e tij erdhën mes shqetësimeve për ambiciet bërthamore të Iranit dhe mbështetjen për militantët në rajon.

Ai gjithashtu njoftoi 1 miliard dollarë ndihmë nga SHBA për të zbutur urinë në rajon.

Biden shpreson se grupi OPEC+, i cili përfshin Arabinë Saudite, do të rrisë prodhimin e naftës në një takim më 3 gusht.

“Mezi pres të shoh se çfarë do të vijë në muajt e ardhshëm”, tha ai./albeu.com


Shtuar 16.07.2022 18:52