Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti, tha në një intervistë për News24 se Edi Rama është delegjitimuar politikisht. Ai paralajmëroi se pakënaqësia e qytetarëve nuk është shuar dhe se protestat kundër qeverisë mund të rifillojnë me forcë më të madhe.
Alizoti vlerësoi se ndërprerja e përkohshme e protestave nuk do të thotë se ka marrë fund revolta. Sipas tij, kryeministri duhej të hapte rrugë për dialog, në vend që të përplasej me protestuesit.
Të lidhura
None found
Ai tha se pakënaqësia lidhet me qeverisjen dhe vështirësitë në ekonomi, shëndetësi e arsim. Shtoi se dhuna dhe mungesa e komunikimit nga ana e qeverisë mund t’i shtyjnë qytetarët të reagojnë edhe më fort.
“Protestat do të jenë edhe më të fuqishme. Nuk ndalen më. Studentët protestuan mbi dy vjet në Shqipëri dhe ja ku jemi. Njeriu delegjitimohet kur nuk e dëgjon më askush dhe askush nuk pranon të flasë me të. Ai ka përdorur dhunë, por dhuna sjell dhunë dhe qytetarët do të jenë më të pranishëm. Kjo nuk mund të ndalet. Do të ishte më mirë për të që të krijonte hapësirë për dialog. Përplasja dhe etiketimi i studentëve e protestuesve, të cilët nuk janë milionerë si kryeministri dhe jetojnë në kushte të vështira, do të nxisin reagim të fortë. Po të kishte qeverisur siç duhet Rama dhe të kishte ndërtuar ekonomi, shëndetësi e arsim të mirë, njerëzit nuk do të dilnin në rrugë. Por zoti Rama kupton vetëm krimin dhe skemat. Ky vend është vjedhur shumë prej tij dhe njerëzve të tij, aleatëve e ministrave”, u shpreh Alizoti.







