Kahn përsërit: De Ligt dëshiron të vijë tek ne, do të flasim përsëri me Juven

Bayern del sërish për Matthijs De Ligt. Pas pranimit të Salihamidzic ditëve të fundit, edhe CEO i bavarezëve Oliver Kahn konfirmoi interesin e fortë për holandezin.

“Ka pasur bisedime, ai dëshiron të vijë këtu. Ne do të kemi kontakte të tjera me Juventusin, do të shohim si do të përfundojë”, deklaroi ai për Bayerischer Rundfunk. /albeu.com/


Shtuar 16.07.2022 18:22

Tags: ,