Biden: Rusia dëshiron që Ukraina të pushojë së ekzistuari si shtet

Presidenti amerikan Joe Biden thotë se lufta e Rusisë ka të bëjë me shuarjen e së drejtës së Ukrainës për të “ekzistuar si shtet, si popull”.

“Pak para se të pushtonte, Putini pohoi, dhe unë citoj, ‘Ukraina u krijua nga Rusia’. Dhe tani ne shohim sulme në shkolla, stacione hekurudhore, spitale, dëshmi edhe më të tmerrshme të krimeve të luftës të Rusisë”.

Presidenti amerikan i referohet gjithashtu varrit masiv të zbuluar së fundmi në Izyum, për të cilin ai tha se “tregonte shenja torture”.

Ai thotë se lufta e Rusisë ka të bëjë me shuarjen e të drejtës së Ukrainës për të ekzistuar si shtet.

Biden tha gjithashtu se SHBA dëshiron që kjo luftë të përfundojë me “kushte të drejta”.

Ai tha se anëtarët e OKB-së duhet të jenë “të qartë, të vendosur dhe të palëkundur në vendosmërinë e tyre”.

“Ukraina ka të njëjtat të drejta që i përkasin çdo kombi sovran. Ne do të solidarizohemi me Ukrainën dhe kundër agresionit të Rusisë”, tha ai./albeu.com

Shtuar 21.09.2022 17:40