Berisha zbulon sekretin e energjisë së tij: Nuk jam kthyer për karrige

Ish-kryeministri Edi Rama në një intervistë për Syri.tv ka zbuluar sekretin e energjisë së tij. Sipas Berishës, është dashuria për vendin.

“Ka një sekret. Dashuria për këtë vend është burimi i pashtershëm i energjisë. Nëse rri në funksion të interesave të tua, je në humnerë. Nëse zbret në interesat e vendit, kurrë nuk të mungon energjia. Ti mbrosh ata. Çfarë po bëj unë sot? Nuk e nisa për karrige, por sepse e pashë situatën dramatike të demokracisë, Pashë që opozita u kthye në degë të ekzekutivit. Edi Rama me një hakmarrje arriti të asgjësojë çfarë arritëm në 30 vite”, tha Berisha./albeu.com


Shtuar 13.12.2021 21:34