Pasi Sali Berisha njoftoi se i është ndaluar hyrja në Mbretërinë e Bashkuar, ka ardhur reagimi i kryeministrit Rama, i vili dje në Kuvend e paralajmëroi se shumë shpejt atij nuk do t’i lejohej kalimi i Adriatikut.
Rama ka postuar në Twitter, kopertinën e një libri me kujtime të ish-diktatorit Enver Hoxha me titull: “Rreziku anglo-amerikan për Shqipërinë”.
“Pa koment”, shkruan Rama, duke nënkuptuar se fotoja i thotë që gjitha.
NO COMMENT? pic.twitter.com/MjQisr5D0T
— Edi Rama (@ediramaal) July 22, 2022
Kjo është non grata e dytë për Berishën, pasi ky i fundit është shpallur i padëshiruar dhe nga SHBA në maj të 2021./albeu.com