Partia Demokratike ka thirrur nesër një mbledhje me të gjithë kryetarët në rrethe, pak ditë pas përmbylljes së procesit të zgjedhjeve në të gjitha strukturat drejtuese.
Kryetari i PD-së, Sali Berisha tha se në këtë mbledhje do të diskutohet për protestat e ardhshme dhe rolin që do të kenë krerët lokalë në organizimin e aksionit opozitar.
“Mbledhja me kryetarët është shumë e rëndësishme, e para e kësaj natyre, në të cilën ata do të marrin detyrat për drejtimet e punës së PD-së në periudhën që vjen. Nuk mund të ketë dyshim që protesta do të jetë temë diskutimi shumë e rëndësishme. PD duhet të bëjë gjithçka për të shpëtuar Shqipërinë nga sistemi monist dhe vetëm shqiptarët mund ta bëjnë atë”, u shpreh kreu i PD-së.