Berisha reagon i revoltuar për dosjen “Tahiri”: Për sa kohë të kesh peng Ramën, nuk ka bir kur*e që të dënon ty

Ish kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka reaguar në lidhje me rekursin që Gjykata e Lartë vendosi për dosjen “Tahiri”.

Berisha u shpreh se askush nuk mund t’a dënojë Saimir Tahirin, pasi ai ka marrë peng shtetin.

Sipas Berishës Gjykatësit e çështjes po mbahen gjithashtu peng nga vetingu dhe në vend të dënimit, e kthejnë mbrapsht dosjen e ish-ministrit.

Berisha shtoi gjithashtu, se nuk ka bir kur*e që e dënon Tahirin, për sa kohë në krye të shtetit qëndron Edi Rama, i cili sipas Berishës është peng i Saimirit.

Postimi i Berishës:

Rrofte drejtesia e Partise!

Gjykatesit e Gjykates se Larte, Panda, Sadushi, Pupo qe mbahen peng me veting, ne vend te denimit kthejne mbrapsht dosjen Tahiri.

Saje Habili te lumte! Nuk ka bir keshtu dhe ashtu qe te denon ty sa kohe te kesh peng Edi Ramen.

Miq, dje ne momentin kur narkobandit Aldi Rama shkrehte bresherite dhe ekzekutonte oficerin Sajmir Hoxha si nje nje serial te Norcosi tre peng gjykates te gjykates se Larte dhane vendimin per organizatorin e kanabizimit te Shqiperise Sajmir Tahirin. Ne vendimin e tyre ish ministri Ilir Panda Sokol Sadushi dhe E Pupe qe mbahen peng me vetingun e tyre nga narkoqeveria zbatuan urdherin e kreut te meduzes, arqitektit te kanabizimit te vendit Edvin Droga dhe jo vetem nuk dhane denimin e merituar por prishen vendimin e gjykatave te shkalleve te tjera dhe derguan tek gjykata e partise per rigjykim  Sajmir Habilin.

Rikujtoj ketu se me daten 22 korrik 2021 une kam denoncuar publikisht bazuar ne denoncimin e qytetarit dixhital( me poshte statusi i 22 korrikut) zevendesimin e ralatorit dhe trupit gjykues te Sajmir Habilit dhe zevendesimin e tij me tre pengjet e partis gjykatesit Sadushi Panda Pupe.

Per te sqaruar lexuesit vetingu i ketyre tre gjykatesve me probleme te medha eshte bere nga KLGJ dhe ne kundershtim me kushtetuten dhe ligjit me urdher te kreut te meduzes mbahet top sekret dhe ata  atane vend te largimit nga detyra mbahen peng ne detyre nga narkoqeveria.

Kjo eshte pseudoreforma apo Soros reforma e kapjes se plote te drejtesise  nga narkoqeveria shqiptare.

Ky eshte statusi i publikuar me 22 korrik 2021.

Rrofte Gjykata e Larte Partise!

Miq, me urdher te Partise  Kreut te Meduzes ndryshoj ne Gjykaten e Larte trupa gjykuese e Sajmir Droges.

Keshtu duket pas kercenimeve te Sajes ndaj kreut te meduzes Edvin Xibrakes u urdherua ndryshimi i trupes gjykuese dhe vet relatori i dosjes gjykatesi Sander Simoni dhe me detyre partie ne trupen gjykuese u ngarkua Sadushi i Partise te cilit ne dhunim te kushtetutes kryetare Llagami me urdher te Partise mbane sekret vetingun e tij. Kjo sepse po te publikohet vetingu i Sadushit te Partise  si ç’deshmoj vetingu i bashkshortes se tij gjykatses te apelit Petri Sadushi i Partise duhet te ndiqej penalisht dhe jo te promovohej ne krye te gjykates se larte.

Ne krahe te Sadushit te Partise ne trupen gjykuese te Sajmir Droges u rendit besnikrisht ish ministri i Partis Ilir Panda i cili mori persiper relatorin e Partise!

Miq ju ftoj te brohorisni Rrofte Gjykata e Larte e Partise.

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital.

Pershendetje Doktor Berisha.

Nje kulise e madhe po zhvillohet per te shpetuar nga denimi penal,

Baronin e Droges, Eskobarin e Europes, Saimir Tahiri (Saje Qorri).

Ne menyre tejet te dyshimte eshte zevendesuar Gjykatesi relator i ceshtjes ne Gjykate te Larte, nje person me shume integritet si Sander Simoni, me ish-Ministrin Socialist te Drejtesise Ilir Panda;

si dhe me te birin e ish-Zv.Ministrit komunist te Mbrojtjes, Sokol Maliq Sadushi.

Shpetimi nga denimi i Narko-Trafikantit qe ishte njekohesisht minister i brendshem, Saimir Tahiri, DO ISHTE FUNDI I GJYQESORT SHQIPTAR DHE VARRI I REFORMES NE DREJTESI./albeu.com


Shtuar 29.09.2021 12:31