Në takimin e tij me gazetarët, lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ndaloi për një koment të gjatë fenomenin e rënies së euros ndaj lekut shqiptar.
Drejtuesi demokrat nuk u kursye në akuza, duke deklaruar se monedha kombëtareështë transformuar në një “narkos”.
Të lidhura
None found
Referuar një studimi të Eurostat, Berisha tha se vendi ynëështë kthyer de facto në lavatricën e parave të drogës.
“Lekuështë shndërruar në monedhën më të fortë të planetit përballë eurozones. Nuk do t’i themi më5 mijë lekë, do t’i themi narkos. Ky studim i Eurostat shpall Shqipërinë si lavatriçen mbi tokë të parasë së narkotrafikut”, u shpreh Berisha.
Sipas tij, flukset e mëdha financiare po derdhen në territorin shqiptar, me kontejnerë të mbushur me euro e dollarë.
“Shqipëria e Edi Ramës del si narko-shteti më i thellë ndaj çdo vendi tjetër. Faturën e këtij trafiku po e paguajnë qytetarët shqiptarë“, përfundoi lideri demokrat.






