Berisha nuk njeh moshë! Ngjitet në malin e Rugovës dhe poston foto në top formë (FOTO LAJM)

Ish-kryeministri Sali Berisha duket më në formë se kurrë. I veshur sportiv në të zeza, ai ka ngjitur malet shqiptare aty ku ka postuar edhe foto.

Këtë mëngjes të diele, Berisha ka ndarë me ndjekësit e tij në Facebook një foto nga një udhëtim i tij në Rugovë.

Lideri historik i PD shihet i veshur me xhiboks të lehtë sportiv, pantallona dhe atlete sportive.

“Ne Rugove, diamantin e Bjeshkeve te Bekuara. sb”,-shkruan Berisha krahas fotos.

Rikujtojmë se Berisha është përplasur ashpër me ambasadën amerikane në Shqipëri dhe vetë Amerikën të cilin e kanë shpallur “non grata” familjarisht, duke e akuzuar atë për korrupsion. /albeu.com/


Shtuar 22.08.2021 10:38