Berisha nderon përvjetorin e shenjtërimit të Nënë Terezës: Një bijë e madhe e shqiptarëve

Përmes një reagimi në rrjetet sociale,  kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kujtuar 10-vjetorin e shenjtërimit të Nënë Terezës, të cilën e përshkruan si një prej personaliteteve më të mëdha të njerëzimit dhe si “bijën më të shquar të kombit shqiptar”.

Berisha riktheu në vëmendje 5 shtatorin e vitit 2016, kur Papa Françesku, në Sheshin e Shën Pjetrit në Romë, shpalli shenjtore Nënë Terezën e Kalkutës.

Të lidhura

None found

Sipas tij, përkushtimi i saj ndaj të varfërve, të sëmurëve, të braktisurve dhe të gjithë atyre që vuanin e bëri Nënë Terezën një figurë me përmasa botërore. Berisha thekson se ajo “lindi shqiptare, u bë qytetare e botës dhe mbeti deri në fund një bijë krenare e kombit të saj”.

Berisha e cilëson shenjtërimin e saj si një nderim të jashtëzakonshëm për shqiptarët dhe si një dëshmi të kontributit që ky komb i ka dhënë njerëzimit përmes vlerave, dashurisë dhe humanizmit.

Në fund të mesazhit, ai shpreh admirim dhe krenari për Shën Nënë Terezën.

Reagimi i plotë:

Përvjetori i shenjtërimit të nobelistes shqiptare, Shën Nënë Terezës

Të dashur miq,

Kjo është një ditë e veçantë për kombin shqiptar dhe për të gjithë botën e krishterë. Sot përkujtojmë përvjetorin e shenjtërimit të Nënë Terezës, bijës më të shquar të kombit shqiptar.

Më 5 shtator 2016, në Sheshin e Shën Pjetrit në Romë, Papa Françesku shpalli shenjtore Nënë Terezën e Kalkutës. Gruaja shqiptare, përmes jetës, veprës dhe përkushtimit ndaj të varfërve e të pamundurve, u shndërrua në një nga figurat më të mëdha të njerëzimit.

Gjatë asaj ceremonie historike, Papa Françesku e cilësoi Nënë Terezën si “shpërndarëse të mëshirës hyjnore”. Me këtë vlerësim u nderua një jetë e tërë e kushtuar njeriut, veçanërisht atyre që kishin humbur gjithçka dhe kishin nevojë vetëm për një dorë ndihme dhe për dashuri.

Shenjtërimi i Nënë Terezës përbënte për shqiptarët një nderim të jashtëzakonshëm. Ai ishte njëkohësisht kurorëzimi i një jete të rrallë dhe një dëshmi madhështore e vlerave që shqiptarët kanë sjellë në shërbim të njerëzimit.

Ajo lindi shqiptare, u bë qytetare e botës dhe mbeti deri në fund një bijë krenare e kombit të saj.

Sot e kujtojmë Shën Nënë Terezën me përulësi, admirim dhe krenari. Ajo ia përkushtoi jetën më të varfërve, të sëmurëve, të braktisurve dhe të vuajturve, duke u dhënë miliona njerëzve shpresë, dinjitet dhe dashuri.

Nënë Tereza mbetet një nga dëshmitë më të ndritshme se madhështia e një kombi nuk përcaktohet vetëm nga fuqia apo pasuria, por edhe nga vlerat, dashuria dhe humanizmi që ai i ofron njerëzimit.

Lavdi të përjetshme kujtimit të Shën Nënë Terezës, bijës së madhe të kombit shqiptar!


Shtuar 5.09.2026 15:25

sultanbeyli escortiptvmarsbahis girişcasibomcasibomsuperbetin girişMarsbahisMarsbahisgrandpashabetMarsbahisdeneme bonusuanında indexcasinofastgrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetmatbetmarsbahisromabetgrandpashabetgrandpashabetligobet1xbetdeneme bonusujojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelergrandpashabetJojobetjojobet girişJojobet GirişMarsbahisholiganbetjojobetCasibomMarsbahisjojobetJojobetmarsbahis girişroketbetcasibomBahsegelsekabetMarsbahis