Berisha me turmën hyri në PD, zbulon “rrengun” e Bashës: Nuk ngopet, ka marrë çdo karrige nga sallat!

Ish-kryeministri Sali Berisha ka hyrë sot në selinë blu bashkë me mbështeësit e tij, me Komisionin e Rithemelit të PD.

Duke deklaruar se sot nuk do të hyjë në zyrën e Bashës dhe duke e quajtur atë të shkarkuar nga Kuvendi Kombëtar, Berisha bëri një batutë duke deklaruar se “pengkryetari” ka marrë karriget dhe ka boshatisur zyrat.

“Çmenduria e “peng-Bashës” për karriget ka kufi vetëm qiellin, i ka marrë të gjitha karriget në zyrën e tij sepse si mjafton karrigia e vet…”- deklaroi Berisha duke shkaktuar të qeshura mes mbështetësve.

Fjala e Berishës: Basha është i shkarkuar nga Kuvendit, por në respekt të anëtarësisë, ato do të shprehen për deputetin Basha.

Komisioni ka aspektin e vet politik  dhe burokratik, do t’i kombinojnë të dyta, me zyrën e Bashës nuk kemi punë, vijmë këtu për të bërë mbledhjes dhe deputeti Basha deri në 18 duhet të reflektojë për vendimin e Kuvendit më të jashtëzakonshëm në historinë e Europës, ku triumfoi vullneti i anëtarë.

Sot futem si njëri nga anëtarët e Komisionit të Rithemelit të PD, janë të gjithë të barabartë. Firma e turpit që padit në prokurorinë e tij dhe të Ramës, nuk ka akt më të padenjë. /albeu.com/

 


Shtuar 13.12.2021 14:01