Anulohet zyrtarisht shorteu i Champions League (FOTO LAJM)

Është anuluar edhe zyrtarisht shorti për fazën e eliminimit diretk në Ligën e Kampionëve.

Pati polemika të mëdha në shortin e 1/8-tës së Ligës së Kampionëve këtë pasdite pasi Manchester United dukej se ishte vendosur në vazon e gabuar.

Në ceremoninë zyrtare në Nyon të Zvicër, emri i Villarrealit u shfaq dhe më pas ish-ylli i Arsenalit, Andrey Arshavin zgjodhi topin e United në skena që ishin jashtëzakonisht konfuze për shikuesit që e shikonin shortin direkt.

Rregullat përcaktojnë që të dy skuadrat nuk mund të përballeshin me njëra-tjetrën pasi kishin konkurruar tashmë në të njëjtin grup, me Unitedin që përfundonte në krye dhe Villarrealin në vendin e dytë.

Pasoi panik masiv, topi u largua dhe shorti vazhdoi. Villarreali mësoi më pas se do të luajë kundër rivalëve të United, Manchester City, përpara se Djajtë e Kuq të mësojnë se do përballen ndaj Paris Saint-Germain.

Shorti do të ri-hidhet në ora 15:00 në Nyon të Zvicrës./h.ll/albeu.com

Shtuar 13.12.2021 14:01