Ditën e sotme, kreu demokrat Sali Berisha, pas daljes nga SPAK, ka hedhur akuza ndaj zv.kryeministren Belinda Balluku, duke e cilësuar të pangopur dhe të papërmbajtur për të vjedhur.
Berisha tha se Balluku në kohën kur ishte drejtoreshë e AlbControl, arredoi zyrën 220 mijë euro.
“A nuk është krim zgjedhor të marrësh gjysmën e qeverisë dhe të shkosh për qëllime elektorale në Athinë? Ke dëgjuar ndonjë hetim? Krimi zgjedhor ndodh çdo ditë dhe nuk ka asnjë reagim të vetëm. Lubi Balluku ka marrë ministritë dhe agjencitë i ka çuar të gjitha në fier sepse beson se mund të zgjidhjet deputete. Sajo do të bëhet përgjegjëse si ministrja më hajdute e Shqipërisë në të gjitha kohërat. Gjyshi i saj ka qenë lule para kësaj. Kjo është e pangopur, e papërmbajtur, ka pasion për të vjedhur. Drejtoresha e AlbControl, ndërtoi zyrën me 220 mijë euro, se ulej Belinda“, tha kryedemokrati.
Më tej, kryedemokrati hodhi akuza ndaj socialistit Taulant Balla.
Berisha tha se emri i Ballës lidhet me disa banda, ndërsa e cilësoi si një ndër kriminelët më të mëdhenj të vendit.
“Një gjë dua të them, që për mua si përgjegjës, si kryetar i partisë kryesore opozitare, krimi elektoral është krimi i parë, krimi më i shëmtuar, më i rëndësishëm, më antikushtetues. Ramën, Gjiknurin, Manjën dhe të tjerët i ka amnistuar Altin Dumani, kjo dihet që ata janë kriminelë elektoralë.
Por këto të dhëna të reja që paraqes unë për krimin elektoral, këto dëshmojnë amnistinë ndaj këtij krimi të shëmtuar nga Skapi i partisë, dëshmojnë hipokrizinë e pretendimit të tyre se do hetojmë krimin elektoral.
Ndërkohë, duhet të jemi realistë, Tao në dokumente figuron më i lidhur me disa banda. Jo me një, me disa banda. Prandaj Tao, që është një kriminel i vërtetë që mban portofolin e ministrit dhe mandatin e deputetit, është më kriminel se bandat, të cilave u shërben… …Lidhur me udhëtimin tim në Bruksel unë do të shkoj fitimtar atje.
Letra ka disa vlerësime të qarta aty se pse është ftuar Berisha në IDU. IDU është unioni demokrat ndërkombëtar dhe unë do shkoj atje pa diskutim edhe për të dhënë lajmin e triumfit të PD-së në zgjedhjet e 11 majit, për të dhënë edhe shembullin dhe praktikat se betejat për liri nuk humbasin kurrë”, tha Berisha.