Berisha: Do detyrojmë Ramën për qeveri teknike! Nëse do mbajë karrigen me ‘dhunë’, shqiptarët do mbrojnë votën me çdo çmim

Kreu i PD, Sali Berisha, u shpreh në studion e emisionit “Opinion” se Partia Demokratike dhe asnjë parti në botë nuk arrin të fitojë me një farsë, duke ju referuar zgjedhjeve të 11 Majit.

Sali Berisha tha se nëse Rama është i vendosur me çdo çmim që të mbajë karrigen e tij, edhe shqiptarët duhet që me çdo çmim të luftojnë për votën e lirë.

Kreu i demokratëve theksoi se ka në plan të informojë ndërkombëtarët për farsën e 11 Majit dhe të krijojë një qeveri teknike. Nëse Rama nuk pranon, Berisha tha se do ta detyrojnë.

“PD dhe asnjë parti demokratike në botë me farsë nuk fiton. Ka mënyra të tjera. Nëse Rama është i vendosur që me çdo çmim të mbajë karrigen, shqiptarët duhet të luftojnë me çdo çmim për votën e lirë. Do përfundojmë procesin e mbrojtjes së votës, informimi i ndërkombëtarëve, krijimi i një qeverie teknike, nëse Rama nuk pranon, do ta detyrojmë. Rama siç e dini arrestoi liderët e opozitës, Rama ndërseu Blinken e Soros kundër opozitës shqiptare. Rama me mafien botërore izoloi opozitën në mënyrën më të padrejtë. Por tani s’ka më opozitë të izoluar.”-tha Berisha.


Shtuar 22.05.2025 22:34

Tags: ,