Berisha: Basha ankohej te Yuri Kim se unë kontrolloja çdo gjë në PD, kishte frikë se i vija përgjues

I ftuar në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se ai ka pasur informacione se Basha i thoshte ambasadores Yuri Kim se çdo gjë në PD e kontrollon Berisha

Ai tha se ka pasur burime të mëvonshme se Basha ka bërë denoncimin për çështjen e non grata-s dhe se vendimi për përjashtimin e tij u mor pa asnjë fakt dhe dokument.

“Mua më është thënë muaj më parë, nga Uashngtoni më parë se Basha i thoshte ambasadores Yuri Kim se çdo gjë në PD e kontrollon Berisha, gjer në atë shkallë sa duhet të dalim të bisedojmë në ballkon se kemi frikë se ai mund të vendosë përgjues. Mua më është thënë se i thotë ambasadores se gjithçka më dikton Sali Berisha dhe unë jam në kontroll të pltoë nga njerëzit e tij. Se kush ishin njerëzit e mi, hapni ju sytë aty. Ndërkohë që ai ka i ka zgjedhur vetë.

Përpos kësaj më kanë thënë edhe burime të mëvonshme se Basha ka bërë këtë denoncim. Vendimi u mor pa asnjë fakt dhe dokument. Administrata e SHBA-ve vetë e ka vlerësuar qeverinë time kundër korrupsionit. Keni fjalën e Hillary Clinton në 2012, ku ajo thoshte se kushdo që të shohë demokracinë në veprim të vijë dhe ta shohë në Shqipëri”, tha Berisha./oranews


Shtuar 28.12.2021 21:34