Ish-kryeministri Sali Berisha është sot i pranishëm në konferencën “E ardhmja e arsimit shqiptar përmes teknologjisë dhe informacionit”.
Gjatë fjalës së tij Berisha deklaroi se arsimi parauniversitar është partizuar, ndërsa shtoi se portali për Mësuesit është një kurth.
https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/744755990658331
“Rama bllokoi Doktoratat. Bënte pakte me universitet private. Ndante me ta taksat. Katastrofë është arsim paraunversitar, i cili është partizuar. Janë përdorur të gjitha format për ta shndërruar në arsim socialist, siç kanë bërë drejtësinë socialiste.
Portali është kurth, mashtrim. Profesioni i mësuesit nuk pëlqehet më. E dëgjuat, në programet e shpallura për mësues aplikuan vetëm 2 maturantë. Në Shqipëri të nisësh detyrën e mësuesit, të duhen aq sa duhet në SHBA për detyrën e mjekut, profesion që kërkon më shumë kohë. Nuk ka pasur Shqipëria një ekip apo grup të tillë të papërgjegjshëm e injorant mbi arsimit. Faktori demografik është faktor tjetër shkatërrues. Mirdita kishte vetëm 100 nxënës në klasat e para. Të gjitha këto janë probleme të mëdha, por nuk mund të dorëzohemi para këtyre. Ne duhet të përgatitemi me përgjegjshmëri të madhe programin e arsimit, për të shënuar me shpejtësi një kthesë në këtë sektor. Ju siguroj se të tillë do e konsiderojmë, me rëndësi.”, tha Berisha.