BEOGRADI NUK NJEH LIMITE/ Në ndeshjen Serbi-Zvicër, stadiumi i mbushur me simbole kundër Shqipërisë, ndeshja vijon normalisht

Ndeshja mes Serbisë dhe Zvicrës e cila startoi në orën 20:45 po prodhon një skandal në shkallët e stadiumit.

Që prej nisjes së takimit të vlefshme për Ligën e Kombeve koret raciste kundër Shqipërisë nuk janë ndalur, ndërsa stadiumi ushëtin edhe me thirrjet  “Kosova është Serbi”.

Dhe pse supozohet të jetë ndeshje futbolli në Leskovac, ultrasit serbë vazhdojnë me ofendimet dhe koret raciste, ndërsa përballë kanë Zvicrën.

Edhe pas këtij provokimi të hapur ndeshja vijoi të luhej normalisht çka përbën një skandal më vete duke gjetur mbështetje edhe nga zyrtarët dhe organizatorët e ndeshjes.


Shtuar 12.10.2024 21:44

Tags: ,