“Benzi” në Vlorë “përpiet” nga flakët, reagon policia

Një makinë është djegur nga flakët rreth orës 01:12, në lagjen “Astane”, fshati Kotë, Vlorë.

Policia njoftoi se bëhet fjalë për një automjet tip “Mercedes-Benz”, i cili është djegur plotësisht.

Makina është në pronësi të shtetasit K. N. dhe ndodhej në garazh në momentin e zjarrvënies.

Deri më tani nuk janë përcaktuar shkaqet e zjarrit, ndërsa policia sqaron se po punohet për të zbardhur të plotë këtë ngjarje.

Njoftimi i Policisë:

Vlorë –   Më datë 18.05.2022, rreth orës 01:12, në lagjen “Astane”, fshati Kotë, Vlorë, ka marrë flakë dhe është djegur plotësisht automjeti tip “Mercedes-Benz”, në pronësi të shtetasit K. N., i cili ndodhej në garazh.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit./albeu.com/

Shtuar 18.05.2022 07:43