Bën mrekulli shëndetësore! “Magjia” e lëngut të fikut do ju mahnisë

Mënyra më e mirë për të përfituar të gjithë mirësinë e fikut është të pish lëngun që është i pasur me ushqyes të jashtëzakonshëm, që ndikojnë pozitivisht, jo vetëm në aspektin ushqimor, por edhe në atë shëndetsor. Fiku duhet të jetë patjetër pjesë e ushqimeve ditore.

Lëngu i fikut mund të përgatitet në shtëpi, duke shtrydhur fiqtë e freskët pa lëkurë, ose duke zhytur fiqtë e thatë në ujë për 30 minuta dhe më pas duke i përzier në mikser me ujë të mjaftueshëm. Zakonisht fiqtë janë të ëmbël dhe lëngu nuk ka nevojë për ëmbëlsi shtesë.

Do t’ju mësojmmë se si të përftoni vlerat e mrekullueshme të fiqve.

Vlerat shëndetsore të lëngut të fikut

Hekuri. Njerëzit që përballen me nivele të ulëta të hekurit në gj ak, femrat shtatzënë dhe ato që ushqejnë me gji duhet të pinë lëngun e fikut dhe të përfitojnë sasitë e duhura të hekurit.

Shëndeti i zorrëve. Lëngu i fikut është i pasur me fibër dhe stimulon lëvizjen e zorrëve dhe pastrimin e tyre.

Shëndeti i mushkërive. Lëngu i fikut përdoret për shërimin e njerëzve që vuaajnnë nga bronshiiti. Ai është veçanërisht i mirë për shëndetin e përgjithshëm të mushkërive.

Forcë dhe energji të qëndrueshme. Ata që ndihen të lodhur, të plogështt, të dobët mund të pijnë lëng fiku herët në mëngjes për t’i dhënë vetes forcë dhe energji.

Tensioni i gjakut. Fiqtë dhe lëngu i tyre përmbajnë shumë kalium, që rregullon tensiionin e gj akut dhe ul nivelet e larta të tij.

Ushqyerja me gji. Lëngu i fikut sugjerohet për stimulimin e prodhimit të qumështit të gjirit. Nënat kanë nevojë për ushqime të pasura me kalium. Konsumi ditor i fiqve ushqen nënën por edhe fëmijën.

Kundër plakjes. Lëngu i freskët i fikut është i pasur me antiioksidanntë si karoteni, luteina dhe aciidi klorogjeenik që kundërveprojnnë me radiikaleet e lira që dëmttojnnë trupin dhe përmirësojnë paraqitjen e lëkurës, flokëve dhe thonjve.

Për lëkurën. Lyejeni lëkurën me lëng fiku dhe shënjestroni aknet, njollat dhe lëndiimeet e lëkurës. Këtë duhet ta bëni çdo dy ditë për 15 minuta.

Për flokët. Fiqtë janë të pasur me shumë vitamina, minerale, antiioksidanntë dhe ushqyes. Ato përmbajnë gjithashtu shumë ujë dhe i bëjnë flokët të shëndetshëm e të bukur. Fiqtë e hidratojnë flokun dhe i japin atij shkëlqim dhe shëndet.

Përgatisni lëngun e fikut në shtëpi:

Përbërësit:

  • 4-5 fiq të freskët
  • Lëngu i një limoni
  • Sheqer – sipas dëshirës
  • pak ujë

 Udhëzimet:

– Hiqni lëkurën e fiqve dhe ndajini në gjysmë.

– Hidhni ujë në mikser dhe shtoni fiqtë.

– Pas përzierjes me ujin, kullojeni lëngun e formuar dhe shtoni lëng limoni.

– Shtoni 4-5 lugë sheqer ose pak mjaltë.

– Lëngun mbajeni në frigorifer dhe shërbejeni të ftohtë.