Bëhuni gati, të enjten priten reshje të borës në Kosovë

Instituti Hidrometeorlogjik i Kosovës ka treguar parashikimin e motit për pesë ditët e ardhshme.

IHMK njofton se të enjtën në viset e larta pritet të ketë reshje të borës, pasi që temperaturat e atje do të jenë rreth zeros.

“Situatë pothuaj e ngjashme meteorologjike do të vazhdojë edhe ne dekadën e dytë të muajit që jemi. Riga të intensitetit të dobët deri mesatar do të vazhdojnë edhe ditën e hënë, Të martën dhe të mërkurën parashihet një dobësim i këtij fronti i cili sjelli këto reshje, por nga dita e enjte sërish parashihet të ketë intensifikim të reshjeve të cilat do të vazhdojnë deri në vikend, duke sjellë sasi të konsiderueshme të reshjeve. Të enjten përpos rigave të shiut në vise të larta parashihen reshje bore, pasi që atje temperaturat do të jenë rreth zeros”, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

“Temperaturat minimale gjatë këtyre pesë ditë do të lëvizin ndërmjet 2 dhe 6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7 dhe 10 gradë Celsius.Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut dhe verilindjes”.


Shtuar 10.10.2021 14:47