Behgjet Pacolli kujton nënën e tij të ndjerë: Ju që i keni akoma në jetë, jeni me fat

Presidenti i Aleanca Kosova e Re dhe sipërmarrësi shqiptar, Behgjet Pacolli, përmes një postimi në Facebook, ka kujtuar nënën e tij të ndjerë, duke ndarë dhe një foto.

Ai shkruan se pavarësisht sa i zënë ishte me punë, gjithmonë gjente kohë për të kaluar me të, ndërsa ka dhënë mesazhin se pasuria më e madhe që një njeri ka është familja.

“Sado i zënë që isha me punë, gjithmonë kisha kohë për nënën time. Ishte moment çlodhje për mua. Ju që i keni akoma në jetë, jeni me fat!

Shumë njerëz kërkojnë pasuri dhe lumturi në jetë, por nuk e kuptojnë se atë e kanë në shtëpi. Ajo është familja!”, shkruan Pacolli./albeu.com