Përmes një reagimi të publikuar këtë të shtunë në rrjetet sociale, Presidenti Bajram Begaj uroi Shtetet e Bashkuara të Amerikës për 250-vjetorin e Pavarësisë.
Në urimin e tij, kreu i shtetit i drejtoi përshëndetjet më të ngrohta presidentit Donald Trump, si edhe qytetarëve amerikanë.
Të lidhura
None found
Begaj nënvizoi se Shqipëria i jep rëndësi të veçantë miqësisë së fortë dhe partneritetit strategjik me SHBA-në, të mbështetur mbi vlerat e përbashkëta të lirisë, demokracisë, paqes dhe prosperitetit.
Po ashtu, ai shprehu mirënjohjen e Shqipërisë për ndihmën e pandërprerë të Shteteve të Bashkuara, duke nisur nga njohja e vendit si shtet e deri tek reformat madhore të realizuara gjatë 35 viteve të fundit.
