Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, po zhvillon një takim me demokratët e Kurbinit.
Një qytetar në Kurbin teksa ka mbajtur fjalën e tij në takimin e Bashës, u shpreh se Basha ka përgjegjësi që një pjesë e demokratëve janë të veçuar sot.
Ai shtoi se Basha tani duhet të bëjë bashkë të gjithë demokratët, pasi sipas tij vetëm kështu mund ta mundin Ramën.
Gjithashtu qytetari shtoi se nuk është problem që Berisha të mos bashkohet me demokratët, pasi sipas tij ai ka marrë më shumë se çduhet nga PD dhe tani po zhvillon një betejë vetëm për interesat e tij.
“Nuk e kam problem të vijë edhe Sali Berisha me ne, por demokratët duhet të bashkohen. Demokratët të jenë këtu bashkë me në, ndërsa Sali Berisha të jetë veç”, u shpreh demorkati./albeu.com/