Ish-Drejtuesi i Lartë i Policisë së Shtetit Arben Hajdarmataj i ftuar në studion e “Open” në News24 tha se institucionet nuk morën asnjë masë pas denoncimeve të 41-vjeçares, Bedrie Loka për hapjen e llogarive në TikTok ku ajo fyhej. Sipas tij, është e vështirë që të faktohet e Xhemal Loka ka shkaktuar vetëvrasjen.
“E ndjera ka bërë një denoncim për një profil në tik tok dhe ne nuk kemi marrë asnjë lloj reagimi institucional. Kemi një moment ku ndodhi vetëvrasja dhe vetëm pas dy ditësh u mësua ngjarja. Falë medias, shoqëria u alarmua dhe pas këtyre momente, Prokuroria po mundohet të “lajë duart”.
Është shumë subjektive ta provosh në gjykatë se e ka shtyrë gruan drejt vetëvrasjes. Akti i dhunës është tjetër gjë. Qytetarët kanë mungesë besimi. Pse duhet ta mohojmë që institucionet që nuk e kanë trajtuar si rast nuk kanë ndikuar në vetëvrasje?! Çfarë kuptimi ka urdhri i mbrojtjes kur ti jeton në një kulm?