Pas vendimit të BE-së për të hequr kufizimet e udhëtimit për Shqipërinë, ka reaguar shumë e lumtur ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.
Përmes një postimi në Facebook, ajo shkruan se është një lajm i shumëpritur dhe tregon se po shkojmë drejt normalitetit, por gjithashtu ka bërë apel të mos ulim vigjilencën.
Postimi i Manastirliut:
Lajm i mirë
Dakordësia e vendeve të Bashkimit Europian për të hequr kufizimet e udhëtimit për Shqipërinë është padyshim një lajm i mirë
Një lajm i shumëpritur për të gjithë shqiptarët por edhe një shenjë e mirë se po shkojmë drejt normalitetit që të gjithë dëshirojmë
Por sërish një apel për të gjithë qytetarët: Të mos e ulim vigjilencën, në këto metra të fundit drejt daljes nga tuneli i gjatë i pandemisë./albeu.com