Lejoi ndërtimet pa leje, procedohet kryeinspektori i IKMT-së në Klos

Është proceduar penalisht kryeminspektori i IKMT-së në Klos pasi ka lejuar ndërtimet pa leje. Gjithashtu është proceduar edhe  një ish-Inspektor për të njëjtën vepër penale.

Njoftimi i policisë:

Specialistët  e Seksionit për  Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, në DVP Dibër, referuan materialet procedurale në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, dhe filloi procedimi penal ndaj shtetasve:

M.V., 32 vjeç, me detyrë Kryeinspektor pranë Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit, Bashkia Klos.

F.S., 39 vjeç, ish-Kryeinspektor dhe K. D., 28 vjeç, ish-Inspektor, pranë Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit, Bashkia Klos.

Procedimi penal ndaj tyre ka nisur pasi dyshohet  se kanë konsumuar elemente të veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, pasi duke mos kryer detyrat e tyre funksionale për inspektimin dhe mbrojtjen e territorit nga ndërtimet e kundërligjshme, kanë  lejuar që të kryhen ndërtime pa leje në territorin e Bashkisë Klos.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur i janë referuar Prokurorisë

për veprime të mëtejshme./albeu.com

Shtuar 16.06.2021 11:50