Batuta në takimin Erdogan-Putin: Vaksinohu me Sputnik V, çfarë përgjigje jep presidenti turk

Gjatë takimit në Soçi të Rusisë, presidenti rus Vladimir Putin dhe ai turk Rexhep Taip Erdogan kanë pasur edhe një bisedë rreth antitrupave të vaksinave.

Një bisedë të tillë e ka nisur Erdogan teksa e ka pyetur Putinin se cili është niveli i antitrupave që ka.

“Rreth 15-16”, është përgjigjur Vladimir Putin.

Pas kësaj përgjigje Erdogan ka thënë se një nivel i tillë është shumë i ulët, teksa Putin është kundërpërgjigjur se kalkulimi i anti-trupave është bërë me metoda të ndryshme.

Madje ia ka propozuar Erdoganit që ta marrë një dozë të vaksinës Sputnik V.

Por kreu i shtetit turk ka refuzuar, duke thënë se është vaksinuar me Pfizer/BionTech.

“Epo mirë pra, herën tjetër”, ka thënë Putin./albeu.com


Shtuar 29.09.2021 18:21