Bastet, Fidel Ylli: Po luhet më shumë në të zezë, të hapen të kontrolluara

Kryeministri Edi Rama po mban një dëgjesë publike për problematikën e basteve online në të zezë dhe propozimin për formalizimin e tyre.

Rama u ndal te mbyllja e lojërave të fatit disa vite më parë, gjë të cilën e quajti një vendim të drejtë.

Pas Ramës fjalën e ka marrë Presidenti i Komutetit Olimpik Shqiptar, Fidel Ylli.

Ylli është shprehur se gjatë kësaj periudhe që bastet ka qenë të mbyllura është luajtur më shumë dhe shteti nuk ka asnjë kontroll.

Ai ka theksuar se bastet duhet të hapen dhe të jenë të kontrolluara nga shteti dhe jo nga privati.

Presidenti i KOKSH, ka shtuar se paratë që fitohen nga bastet të merren dhe të investohen në infrastrukturës sportive.

“Po luhet më shumë të zezë, shteti nuk ka asnjë kontroll, bastet duhet të hapen të kontrolluara nga shteti

Me të ardhurat nga bastet, të investojmë në infrastrukturën sportive,” tha Ylli./albeu.com