Çfarë po ndodh në Shqipëri? 8 viktima për tre ditë, 4 nga arma dhe 4 nga rruga

Shqipëria ka harruar të gjejë qetësi, madje kohët e fundit situata sa ka ardhur dhe është rënduar akoma më shumë sa i përket vrasjeve.

Në tre ditët e fundit janë shënur 8 viktima, ku më i vogli ishte një 6-vjeçar i cili gjeti vdekjen një aksident tragjik në Fier. Në këtë bilanc të zi për vendin 4 nga viktimat kanë mbetur të vrarë si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit, ndërsa 4 të tjerë janë shuar në aksidente rrugore.

29 Gusht – LEZHË – Një krim i rëndë në familje tronditi Lezhën, ku ish-dhëndri vrau me armë zjarri ish-vjehrrin dhe kunatin. Krimi i rëndë ndodhi në fshatin Grykë Zezë, ku Besnik Pjetri ka vrarë me armë zjarri Pjerin Perjaku dhe Gent Perjaku (babë e birë) tek banesa e tyre, për shkak të një konflikti familjar. Autori i dyshuar ka qenë pjesë e asaj familje, ish dhëndër i tyre dhe konflikti dyshohet se ka ardhur pas divorcit mes çiftit.

30 Gusht –  VLORË– Rruga për kthimin nga Turqia ka rezultuar tragjike për familjen Mithi, të cilët u përplasën me tabelën në anë të rrugës në aksin Fier-Vlorë, e për pasojë humbi jetën fëmija e tyre, vetëm 6-vjeç. Aksidenti i rëndë ndodhi rreth orës 4 të mëngjesit të sotëm në afërsi të fshatit Panaja. Andi Mithi, 33-vjeç, i cili po udhëtonte me gruan dhe 2 fëmijët, pasi ishin kthyer nga Turqia, duke drejtuar makinën tip “Benz”,  ka humbur kontrollin e mjetit pasi e kishte zënë gjumi në timon, dhe është përplasur me tabelën në anë të rrugës. Për pasojë makina ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

30 Gusht – TIRANË – Arsen Muskurti 38 vjeç, një biznesmen i njohur në Tiranë, vrau për shkak të konflikteve për pronën vëllanë dhe kunatën. Ngjarja ka ndodhur në biznesin e çiftit, një agjenci turistike, rreth orës 16:40, në rrugën “Islam Alla”, afër ‘Myslym Shyrit’, një prej zonave më të frekuentuara në kryeqytet. Viktimat janë identifikuar si Dritan Muskurti 44 vjeç dhe gruaja e tij, Nora 33 vjeç, prindër të 3 fëmijëve, shkruan abcnbews.al

31 Gusht – TIRANË –  Një ngjarje e rëndë është regjistruar pak para mesnatës në Tiranë, konkretisht në zonën e Kombinatit ku Sajmir Thaçi ka humbur kontrollin e mjetit e për pasojë ka hyrë në oborrin e një banese. Nga përplasja e fortë, Thaçi ka lënë të vdekur në vend 23-vjeçaren Marjana Seitaj e cila po qëndronte së bashku me familjarët e tjerë në oborr në momentin kur ndodhi aksidenti.

31 Gusht – FIER-  Një aksident është raportuar në orët e para të mëngjesi të kësaj të mërkure në aksin rrugor Levan- Tepelenë ku një 49-vjeçar banues në Kosovë duke drejtuar mjetin tip ‘Jeep’ ka përplasur për vdekje një 75-vjeçar banues në Cakran. Bëhet fjalë për shoferin Flamur Maloku 49 vjeç banues në Kosovë dhe Hysen Rucaj 75 vjeç i cili humbi jetën. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Cakranit” ku 49-vjeçari, banues në Kosovë, duke drejtuar automjetin tip “Jeep”, ka përplasur me pasojë vdekjen, 75 vjeçarin, banues në Cakran, Fier.

31 GUSHT –TIRANË- Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e kësaj të mërkure, ku ka humbur jetën shoferi i një kamionçine. Ngjarja ka ndodhur në Mjull Bathore, ku një makinë me të cilën transportoheshin viça, është përplasur me trafikndarësen dhe si pasojë drejtuesi i mjetit 32-vjeçari H. D. ka ndërruar jetë./albeu.com

Shtuar 31.08.2022 10:49