Në kuadër të Programit të Fondit të Komunitetit, Bashkia e Tiranës, ka dhënë tri leje për vendosjen e ashensorëve, si edhe shtatë leje për aplikimin e sistemit kapot.
Pas rimarrjes së kompetencave, kryebashkiaku Erion Veliaj, ka kërkuar krijimin e një task-force që do të verifikojë materialet e përdorura në sistemet kapot.
Të lidhura
None found
Vëmendja kryesore do të përqendrohet te certifikimi i tyre për qëndrueshmërinë ndaj zjarrit.
Për godinat që përfitojnë nga Programi i Fondit të Komunitetit, përdorimi i materialeve të certifikuara për sistemin kapot dhe përmbushja e standardeve të sigurisë nga zjarri janë kushte të detyrueshme.
Ky program financon 50% të vlerës së përcaktuar për punime si instalimi i ashensorit, izolimi i tarracës dhe vendosja e sistemit kapot.
Ndërkohë, për pensionistët dhe familjet që marrin ndihmë ekonomike, Bashkia mbulon të gjithë, pra 100%, koston e ndërhyrjeve.
Bashkia e Tiranës, u bën thirrje banorëve të pallateve që kërkojnë rikonstruksion të fasadës, izolim të tarracës ose vendosje ashensori, të paraqesin aplikimet në Programin e Fondit të Komunitetit.
Programi i Fondit të Komunitetit, është një prej nismave të ndërmarra nga kryebashkiaku Erion Veliaj, për të ndihmuar banorët në përmirësimin e kushteve në pallate dhe në hapësirat e përbashkëta.
