Bashkëshorti i vdiq nga COVID-19, rrëfehet për herë të parë Valentina Leskaj: E kam peng!

Valentina Leskaj, ish-nënkryetare e Kuvendit të Shqipërisë, ka dhënë një intervistë promovuese për librin e saj, “Politika si ide”. Në një intervistë për emisionin “Kjo Javë”, ajo ka rrëfyer se i kishte mbetur peng fakti se i shoqi nuk e kishte lexuar dot, pasi u nda nga jeta nga koronavirusi.

PJESË NGA INTERVISTA: 

Ju keni humbur bashkëshortin tuaj në muajin shkurt nga COVID. Para se të humbnit bashkëshortin tuaj, doli ky libër, ku besoj se bekimet e tij i morët…

Po, por kam dy pengje që mi ka lënë kjo periudhë. Pasi u shkëputa nga politika kisha menduar që t’i lija më shumë kohë familjes, bashkëshortit, fëmijëve, nipërve dhe mbesës. Më kanë munguar dhe ju kam munguar, Edhe në raport me bashkëshortin tim kisha shumë borxhe. Pasi mbarova nga politika kam pasur edhe disa angazhime të tjera edhe ndërkombëtare. Është një çështje që më motivon çështja e rritjes së elektrizimit në të gjithë botën. Mendoja se pasi të mbaroja librin, do kisha më shumë kohë. S’ka kisha dhënë asnjërit librin në këtë proces. Bashkëshorti më hapte derën e studios dhe më thoshte; Vali si po të ecën, a do ta pimë çajin bashkë?! Unë i thoja; ja dhe pak. Kur mbarova doja që ta lexonte.

Arriti ta lexonte librin?

Arriti që ta merrte librin, por ishte në gjendje shumë të vështirë.

Si ishin ato ditë për ju?

Kanë qenë shumë të vështira, pasi isha dhe vetë e sëmurë me COVID. Edhe djali im. Ishte shumë e vështirë, nuk mund të them se e kam kapërcyer akoma. Nuk është e lehtë. Kur mendon se kjo është pjesë e jetës, duhet të vazhdojmë para. Ke pengun, se gjithmonë do e kesh. Mua më ka ngelur një peng i madh që të kishte pak më shumë kohë që edhe të diskutonim bashkë. Me të jam rritur se jemi martuar shumë të rinj. Ai më ka mbështetur, më ka përkrahur, inkurajuar se ishte njeri pa komplekse. Kurrë nuk më ka kufizuar dhe qoftë kur kam hyrë në politikë dhe kur kam dalë. Ai ka respektuar zgjedhjen time, më ka thënë; “dua të respektoj zgjedhjen tënde. S’më ka imponuar. Kjo është gjë e madhe sidomos në Shqipëri, kur mendojmë se shumë gra nuk e kanë këtë mundësi.


Shtuar 29.05.2021 18:53