Kreu i PD-së Lulzim Basha pas 2 orë e gjysmë mbledhje me kryesinë, ka dalë në një deklaratë për media ku ka folur për vendimet e marra sot në Kuvendin Kombëtar.
Basha falënderoi 5004 delegatët dhe tha se sot të gjithë panë sesi demokratët zgjodhën të lënë pas hijet se shkuarës.
“Një falenderim të 5004 delegatëve të Kuvendit Kombëtar të cilët të mbledhur sot në Tiranë pasi morëm pjesë në një diskutim në një debat të hapur me përgjegjësi dhe liri të plotë vendosën me votën e tyre.
Përkundër të gjithë presionit psikologjik të gjithanshëm erdhën dhe mbyllën një kapitull me të shkuarën dhe vendosën të ecim përpara. E bëmë këtë sepse shqiptarët prisnin nga ne ndryshimin më 25 prill dhe e presin edhe më shumë sot.
Ditën e sotme të gjithë panë sesi demokratët zgjodhën të lënë pas hijet dhe u pastruam nga ato hije të se shkuarës. Jemi e para parti në Ballkan që jetësojmë aleancën me qytetarët me qëllim për të kthyer normalitetit në vend”, tha Basha./albeu.com