Basha nga Korça: As rrugën e lënë gati nuk e përfundoi dot

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim elektoral ditën e sotme në qytetin e Korçës, ku është pritur nga një numër shumë i madh qytetarësh.

“Mirësetëgjej zonjë e bukur e Shqipërisë, Korçë, mirësejugjej rini e mrekullueshme e Korçës.

Mirësejugjej në këtë ditë të bekuar , ku sic ndrin dielli i perëndisë , ndrin edhe fytyra juaj për fitoren që është shumë afër. Sepse vetëm 4 ditë na ndajnë nga 25 prilli i ndryshimit.

Do të jetë fitorja e cdo shqiptari, itorja e Korçës, fitorja më e thellë e historisë.

Sepse vëllezër dhe motra 8 vite keqqeverisje kanë lënë plagë në korçën e qytetarisë.

Ky vend, ku kanë lindur burra të rrallë ndër shekuj, për 8 vite është përdorur si një lodër nga një grusht njerëzish të babëzitur por të grabitur dicka.

Teksa rinia e vendit largohej në emigracion, dështimet nuk mbaruan.
As rrugën e lënë gati nuk e përfundoi dot.”


Shtuar 21.04.2021 11:17