Nuk fshihen më, Melisa i dedikon këngën e re Andit dhe e thotë publikisht (FOTO LAJM)

Ish-konkurrentja e programit “Për’puthen”, Melisa Lleshi debutoi ditë më parë në muzikë, duke realizuar kështu ëndërrën që e kishte prej 7 vitesh.

Projekti i parë në muzikë i Melisës u titullua “U kry”, projekt ky që u realizua nga Diez Production, me menaxher Bini Nebihun. Megjithëse klikimet ishin të pafundme, Melisa mori edhe një lumë kritikash për këtë projekt, ndërsa një pjesë e madhe e akuzonte se kishte përdorur auto-tune.

Por, ish-konkurrentja ka vendosur të mos ndalet nga paragjykimet dhe të punojë për një tjetër këngë, për të cilën paralajmëroi fansat pak orë më parë. Kësaj here, Melisa do të vijë në bashkëpunim me këngëtarin e njohur Irkenc Hyka.

Ajo ka publikuar në Instagram një foto të saj, shkëputur nga videoklipi i këngës, krahas së cilën ka shkruar “E ti po m’don A”, dhe këtë gërmë e ka shoqëruar me një emoji zemër.

Ky gjest ka sjellë menjëherë reagime tek ndjekësit, të cilët thonë njëzëri “Andi” dhe mesa duket ish-konkurrentja nuk po e fsheh dot më.

Prej kohësh, lart e poshtë po flitet se Melisa dhe Andi janë në një lidhje së bashku dhe ky i fundit s’e mbajti dot veten më gjatë.

Në komente, duke hedhur e pritur batuta me Irkencin dhe një tjetër mik të tyrin, Andi konfirmon me lezet se në fakt bëhet fjalë për të, Megjithatë, për të mos rënë në sy, Andin e quajnë “Astriti”.

“Ai Astriti djalë i mirë”- shkruan Irkenci, ndërsa Andi i përgjigjet:

“Po Festim dhe unë këtë mendim kam.”

Duket se pas zhurmës së madhe në rrjet, Melisa dhe Andi kanë vendosur të mos fshihen më.


Shtuar 21.04.2021 11:18