Bardhi në PE akuzon mazhorancën: Mbrojtja politike e zyrtarëve të lartë të përfshirë në korrupsion po pengon integrimin europian

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka vënë në shënjestër mazhorancën shqiptare, duke e akuzuar se po frenon veprimtarinë e institucioneve demokratike dhe po dëmton rrugën e integrimit europian.

Në takimin e përbashkët BE-Shqipëri në Parlamentin Evropian, Bardhi tha se Kuvendi i Shqipërisë është shkëputur nga roli i tij i kontrollit dhe mbikëqyrjes së qeverisë, duke u shndërruar, sipas tij, në një “noter të vendimeve të ekzekutivit”.

Të lidhura

None found

Ai gjithashtu kritikoi qëndrimin e mazhorancës, e cila refuzoi një debat parlamentar për Rezolutën e Parlamentit Europian mbi Shqipërinë, duke argumentuar se një sjellje e tillë nuk përputhet me standardet europiane të demokracisë.

“Parlamenti shqiptar nuk e udhëheq procesin e integrimit europian, sepse nuk ushtron më funksionet kushtetuese për të cilat është zgjedhur: nuk merr nisma ligjvënëse, nuk siguron llogaridhënie të qeverisë dhe nuk ushtron kontroll e mbikëqyrje efektive”, deklaroi Bardhi.

Në një pjesë të rëndësishme të fjalës së tij, deputeti demokrat u ndal te çështja e zv/kryeministres Belinda Balluku, duke akuzuar shumicën se pengoi heqjen e imunitetit të saj pas kërkesës së SPAK.

Fjala e plotë e mbajtur në takimin e përbashkët BE-Shqipëri;

Të nderuar kolegë,

Ashtu si shumë prej jush në këtë sallë, edhe unë jam i bindur se mënyra se si funksionon një Parlament nuk përcakton vetëm cilësinë e procesit të integrimit europian. Ajo tregon edhe nivelin e vetë demokracisë.

Fatkeqësisht, në Shqipëri kjo marrëdhënie është përkeqësuar vazhdimisht. Parlamenti po largohet gjithnjë e më shumë nga misioni i tij kushtetues si institucion kontrolli dhe mbikëqyrjeje, duke u reduktuar në një noter të vendimeve të qeverisë.

Vetëm pak ditë më parë, Kuvendi i Shqipërisë dha shembullin më të qartë të këtij degradimi institucional, një zhvillim që nuk përputhet me standardet europiane të funksionimit të institucioneve demokratike.

Me forcën e kartonit, shumica parlamentare rrëzoi kërkesën e opozitës për debat mbi Rezolutën e Parlamentit Europian për Shqipërinë, e cila ngre shqetësime serioze për funksionimin e shtetit të së drejtës dhe të institucioneve demokratike.

Sot Parlamenti shqiptar nuk e drejton më procesin e integrimit europian, sepse nuk kryen më funksionet kushtetuese për të cilat është zgjedhur: nuk merr nisma ligjvënëse, nuk siguron llogaridhënie të qeverisë dhe nuk ushtron kontroll e mbikëqyrje efektive. Por problemi shkon edhe më thellë. Shumica parlamentare jo vetëm që e ka zbrazur Parlamentin nga këto kompetenca, por ia mohon edhe opozitës të drejtën për t’i ushtruar ato.

Së pari, Kuvendi nuk i shqyrton nismat e opozitës. Pas Rezolutës së fundit të Parlamentit Europian për Shqipërinë, opozita vendosi të kthejë një pjesë të rekomandimeve në nisma konkrete ligjore. Asnjë prej tyre nuk është përfshirë në shqyrtim.

Së dyti, Parlamenti nuk ushtron kontroll mbi qeverinë. Mjeti më i drejtpërdrejtë i llogaridhënies është interpelanca me Kryeministrin.

Gjatë këtij sesioni parlamentar, opozita ka kërkuar 11 interpelanca me Kryeministrin. Asnjëra nuk është zhvilluar, sepse kryeministri refuzon të japë llogari për aktet që mbajnë firmën e tij. Zero në 11 interpelanca të kërkuara.

Pa llogaridhënie parlamentare nuk mund të ketë as shtet të së drejtës, as institucione demokratike që funksionojnë sipas standardeve europiane dhe as integrim në Bashkimin Europian.

Por dobësimi nuk është kufizuar vetëm te kontrolli parlamentar. E njëjta prirje është shfaqur edhe në funksionin mbikëqyrës të Parlamentit, veçanërisht në procesin e integrimit europian.

Komisioni për Integrimin Europian u bashkua me Komisionin e Politikës së Jashtme dhe drejtimi iu kthye shumicës.

Në këtë mënyrë u hoq i vetmi mekanizëm institucional që garantonte një mbikëqyrje të pavarur parlamentare mbi procesin e negociatave dhe përfshirjen e opozitës.

E njëjta qasje është ndjekur edhe ndaj instrumenteve të tjera të kontrollit.

Pesë kërkesa të opozitës për komisione hetimore parlamentare janë refuzuar të gjitha.

Në vend që të ndihmojë në përshpejtimin e procesit të integrimit, Parlamenti, përmes veprimeve të tij, po shndërrohet në pengesë. Dua t’ju kujtoj vendimin e Parlamentit për të mos i hequr imunitetin Zëvendëskryeministres Belinda Balluku, e akuzuar nga SPAK për paracaktim të tenderave, korrupsion dhe pastrim parash. Mbrojtja politike e korrupsionit të zyrtarëve të lartë nuk e ndihmon integrimin, por e vështirëson atë.

Të nderuar kolegë,

Procesi i integrimit europian nuk vlerësohet vetëm nga ligjet që miratohen apo nga kapitujt që hapen, diskutohen dhe mbyllen.

Ai matet edhe nga mënyra se si funksionojnë institucionet demokratike.

Një Parlament që nuk merr nisma, nuk kontrollon qeverinë dhe nuk ushtron mbikëqyrje, nuk përmbush funksionin për të cilin është zgjedhur.

Ne mund t’i vendosim këtij institucioni shumë emërtime: sekretariat i ekzekutivit, zyrë protokolli apo noter i qeverisë.

Por nuk mund ta quajmë Parlament në kuptimin europian të fjalës.

Në hyrje të fjalës sime theksova bindjen time se mënyra se si funksionon një Parlament përcakton cilësinë e demokracisë. Pikërisht për këtë arsye, Shqipëria ka nevojë jo vetëm për më shumë kapituj të hapur. Ajo ka nevojë për një Parlament që ushtron plotësisht funksionet e tij kushtetuese dhe që ka rol në procesin e integrimit. Vetëm atëherë ky proces do të jetë jo vetëm më i shpejtë, por edhe më i besueshëm.


jojobetHoliganbetHoliganbetHoliganbetgrandpashabetultrabetmatbetKickmatbetpoliwinJojobetMadridbetMadridbetJojobetvaycasinoCoinbarcasibomJojobetjojobetjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişchild pornBetpascasibombetciocasibombetciobetcio girişjojobetGalabet