Bardhi: Jemi konsultuar me ndërkombëtarët për 3 amendamentet kushtetuese, nesër i depozitojmë në Kuvend

Sekretari i Përgjithëm i PD-së Gazmend Bardhi ka dalë në një komunikim për mediat pas mbledhjes me anëtarët demokratë të Komisionit të Ligjeve, në lidhje me 3 amendamentet kushtetuese që përfshijë, spastrimin e politikës nga të korruptuarit, rikthimi i legjitimitet të zgjedhjeve dhe një reformë të re territoriale.

Bardhi tha se nesër, amendamentet do të depozitohen në Kuvend.

“Grupi parlamentar i PD dje vendosi që gjatë javës të depozitojë disa amendamente kushtetuese; spastrimi i politikës nga të korruptuarit, rikthimi i legjitimitet të zgjedhjeve, përmes ndryshimeve kushtetuese dhe një reformë të re territoriale. Sot autorizoi anëtarët e Komisionit të Ligjeve për të finalizuar amendamentet. Sot u ra dakord për të gjitha çështjet nga grupi se këto çështje që nuk janë çështje për PD, por në interes të shqiptarëve. Ka ardhur momenti që të sigurohet që në institucionet më të larta shtetërore të kemi persona të palidhur me krimin dhe nuk janë të korruptuar. Nesër do të njiheni dhe me propozimet tona të plota. Grupi i punës sot ka autorizuar depozitimin e amendamenteve nesër.”, tha Bardhi.

I pyetur nëse janë konsultuar me ndërkombëtarët, Bardhi tha se PD gjithmonë ka një proces informimi për partnerët ndërkombëtare.

“Patjetër që ka pasur, ka dhe do të ketë një proces informimi të partnerëve ndërkombëtarë mbi çdo propozim të bërë nga PD, e rëndësishme është që nesër do të depozitojmë në Kuvend këto tre amendamente”, tha Bardhi./albeu.com


Shtuar 19.10.2021 19:06