Bardhi akuzon Ballukun për premtim të pambajtur: PS kërkon shkrirjen e Patosit dhe Divjakës, deputetët e Fierit të votojnë kundër

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka kundërshtuar sërish nismën e Partisë Socialiste për riorganizimin territorial dhe shkrirjen e 15 bashkive.

Në reagimin e tij, Bardhi ka rikthyer në vëmendje një deklaratë të Belinda Ballukut, deputete e Partisë Socialiste dhe drejtuese politike e kësaj force në qarkun e Fierit. Vetëm pak muaj më parë, ajo ishte shprehur se në këtë qark nuk do të kishte bashki që do të shkriheshin, duke veçuar Divjakën dhe Patosin për performancën e tyre të mirë.

Të lidhura

None found

“Si drejtuese politike e qarkut të Fierit duhet të them që për ne është e rëndësishme që të ruhen, sepse dy bashkitë e vogla, në rastin e Patosit, janë bashki me performancë financiare të plotë dhe nuk kanë borxhe ndaj pushtetit vendor. Janë bashki me identitet të fortë dhe nuk mund të shkrihen në bashki të mëdha”, ishte shprehur Balluku në atë kohë.

Sipas Bardhit, vetëm dy muaj pas kësaj deklarate, Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste ka paraqitur zyrtarisht propozimin për shkrirjen e dy prej gjashtë bashkive të qarkut të Fierit: Patosit dhe Divjakës. Ai thekson se rasti i Divjakës nuk plotëson as kriteret e përcaktuara nga ekspertët e vetë Partisë Socialiste.

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së ka akuzuar mazhorancën dhe Belinda Ballukun se kanë mashtruar qytetarët dhe nuk kanë respektuar zotimin e dhënë. Në të njëjtën kohë, ai u ka bërë thirrje deputetëve socialistë të qarkut të Fierit që të mos votojnë pro propozimit.

“Më 12 maj 2026, vetëm dy muaj më parë, Belinda Balluku dhe deputetët e Partisë Socialiste në qarkun e Fierit u premtuan qytetarëve se të gjashtë bashkitë e qarkut do të ruheshin. Argumenti i tyre ishte se këto bashki kanë performancë të plotë financiare dhe një identitet të fortë institucional e historik, që nuk e justifikon bashkimin ose shkrirjen e tyre në bashki më të mëdha”, shprehet Bardhi.

Ai vijon se, pas vetëm dy muajsh, Partia Socialiste ka propozuar shkrirjen e Bashkisë Patos dhe Bashkisë Divjakë, ndërsa për Divjakën nuk plotësohen as standardet e hartuara nga ekspertët e saj.

“Faktet janë të qarta: Belinda Balluku dhe deputetët e qarkut të Fierit i mashtruan qytetarët. Ata nuk e mbajtën premtimin e dhënë. Sot heshtin, ndërsa qytetarët, pa dallim bindjesh politike, po reagojnë dhe po protestojnë kundër këtij propozimi”, deklaron Bardhi.

Sipas tij, mjafton që vetëm dy deputetë të qarkut të Fierit të votojnë kundër për të rrëzuar propozimin për shkrirjen e bashkive të Patosit dhe Divjakës. Bardhi thotë se përgjegjësia për këtë vendim u takon deputetëve dhe se ata nuk mund t’i shmangen asaj.

Ai ka theksuar gjithashtu se Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike është angazhuar për ruajtjen e gjashtë bashkive ekzistuese, si dhe për krijimin e njësive të reja vendore: Ardenicë, Krutje, Dushk, Levan, Cakran dhe Fratar.

“Ndryshe nga Partia Socialiste, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike u zotua jo vetëm për ruajtjen e të gjashtë bashkive ekzistuese, por edhe për të përcjellë zërin e qytetarëve përmes propozimit për krijimin e bashkive të reja: Ardenicë, Krutje, Dushk, Levan, Cakran dhe Fratar. Ne e mbajtëm fjalën”, shkruan Bardhi.

Ai shton se propozimi i PD-së mbron gjashtë bashkitë ekzistuese dhe mbështet krijimin e bashkive të reja, në përputhje me kërkesat e banorëve të qarkut të Fierit.

“Tani është koha që deputetët e qarkut të Fierit të japin llogari dhe të respektojnë premtimin që u bënë qytetarëve. Ata duhet të votojnë kundër shkrirjes së bashkive të tyre dhe të zgjedhin përfaqësimin e interesit të qytetarëve, jo zbatimin e urdhrave politikë”, përfundon Bardhi.


holiganbetJojobetHoliganbet girişHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetJojobetHoliganbetHoliganbetJojobetjojobet güncel girişcratosroyalbetganobetultrabetmatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetHoliganbetAnkara escortcasibomjojobetbetciocasibom girişAnkara escort