Balla reagon për protestat: Nuk e di kujt i shërbejnë, të gjithë e dimë se kush i nxit

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla ka reaguar për protestat masive që po zhvillohen në Tiranë dhe në vend kundër rritjes së çmimeve.

Balla shkruan se nuk e di kujt i shërbejnë protestat në kohë lufte, duke theksuar se vetëm shqiptarëve jo.

Balla e ka politizuar, duke thënë nënkuptuar se po i nxit ish-kryeministri Sali Berisha.

Postimi I Ballës:

PROTESTA NË KOHË LUFTE?! NUK E DI KUJT I SHËRBEJNË, POR JO SHQIPTARËVE DHE TË GJITHË E DIMË SE KUSH PO I NXIT DHE KUSH E DO ZJARRIN. KUSH E HEDH GURIN DHE KUSH NUK HEZITON TË FSHEHË DORËN. KUSH E DO REALISHT SHQIPËRINË SOT, NUK PËRDORET NGA NONGRATAT KUDO QË NUK E KANË DASHUR KURRË SHQIPËRINË


Shtuar 12.03.2022 15:08