Deputeti i PD Luan Baçi i fituar në RTV Ora deklaroi se në protestën e nesërme nuk do të ketë trazira nga Komisioni i Rithemelimit të PD.
Luan Baçi: Protesta nuk është thirrur nga Berisha, por nga Komisioni i Rithemelimit të PD. Është një proetestë kundër deputetit Basha, i cili në mënyrë të padrejtë ka uzorpuar zyrat e PD. Nesër nuk do ndodh asgjë. Do filloj punë Komisioni i Rithemelimit të PD që ka dalë nga Kuvendi i 11 dhjetorit. Kuvendi i 11 dhjetorit mbetet historik, për nga mënyra se si u mblodh, për vendimet që mori. Ishte një rithemelim.
Luan Baçi: Nesër mendoj se dyert do të jenë të hapura. Basha dhe të gjithë deputetët e tjerë që janë aty do të reflektojnë deri nesër. E dinë mirë që demokratët nuk mund të ndalohen të hyjnë në shtëpinë e tyre, e aq më tepër kur janë të shumtë në numër.
Basha fizikisht është deputet i PD, por nuk është më kryetar. Të vetmes gjë që nuk i druhem është se do të ketë përplasjes. Demokratët nuk përplasen me njëri-tjetrin. Demokratët janë pjesë e një familje të madhe politike.
Baçi theksoi se qëllimi i protestës përmbushet kur Komisioni i Rithemelimit të fillojë punë brenda selisë.
Luan Baçi: I vetmi kundërshtar i yni është Edi Rama dhe qeveveria e tij që duhet ta rrëzojmë një orë e më parë. Që ta rrëzojmë ne duhet të bashkohemi, por që të bashkohemi, ne duhet të fillojmë një proces zgjedhor një orë e më parë. Unë shikoj demokratët në një anë dhe një pakicë shumë të vogël me Bashën në anën tjetër. Është turp për këdo që e artikulon se në Pallatin e Kongreseve kanë qenë 5004 delegatë. Nuk mund të ulen në Pallatin e Kongreseve kaq persona. Le të dalin dhe të thonë emrat. Anëtarësia që ka votuar në referendumin e 18 dhjetorit, një pjesë e tyre vijnë nesër për t’u bërë thirrje asaj pakice të vogël që të bashkohen me ne. Iu bëj thirrje atyre kolegëve që të bëhen pjesë e jona dhe të filloj procesi zgjedhor. Protesta e çuan të përmbushur qëllimin e saj në momentin që Komisioni i Rithemelimit fillon punë brenda selisë së PD.