Babai i saj në “arrest shtëpie” pas skandalit te Onkologjiku/ Vajza e mjekut Edmond Gashi ofendon qytetarët në rrjetet sociale (FOTO)

Skandali në Onkologjik, ku mjekë dhe infermierë të këtij spitali akuzohen se detyronin pacientët e prekur me kancer, që të shkonin për kurim drejt klinikave private, ka sjellë lumë reagimesh.

Në lidhje me ngjarjen, ka pasur edhe një protestë, ndërsa rrjetet sociale kanë vërshuar në reagime kundër stafit të këtij spitali.

Mes reagimeve në rrjetet sociale, shfaqet dhe e bija e një prej mjekëve të akuzuar nga prokuroria e Tiranës për shpërdorim detyre, Edmond Gashi, i cili ndodhet në ‘arrest shtëpie’.

Vajza e këtij të fundit, ka replikuar me komentuesit në rrjetet sociale ‘dhëmbë për dhëmbë’, duke mos kursyer as ironitë.


Shtuar 27.06.2024 13:20