Babai denoncon largimin e vajzës së mitur nga shtëpia, ende asnjë gjurmë nga ajo

Komisariati i Policisë Pogradec, arrestoi në flagrancë shtetasin D. T., 53-vjeç, banues në Pogradec, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për veprat penale ” Dhunë në familje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.

Ky shtetas, ka thyer masën e sigurisë dhe ka shkuar tek banesa, ku jeton bashkëshortja dhe ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj.

Të lidhura

None found

Komisariati i Policisë Maliq referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin Sh . A., 76-vjeç, banues në fshatin Vashtmi, Maliq, pasi dyshohet se i ka vjedhur produkte buqësore një 49 vjeçari.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme për një aksident rrugor në aksin “Pogradec-Qafë Thanë”, në fshatin Lin, Sektori i Qarkullimit Rrugor referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin A. Xh 68-vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale ” Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Në Komisariatin e Policisë Korçë, është paraqitur shtetasi M. T., 57-vjeç, banues në fshatin Drenovë, Korçë, i cili ka kallzuar se më datë 04.09.2024 është larguar nga banesa vajza e tij e mitur. Po punohet për gjetjen e saj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.


Shtuar më 5.09.2024 11:31

dünyanın en iyi bahis siteleriBursa Escortgüvenilir bahis sitelerijojobetyasal bahis siteleritürkiye yasal bahis sitelerijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel giriştürkiye yasal bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişbahsegelkahraman haber